ITALI, 10 mars 2013 – Është vetëdorëzuar në policinë e Brindizit, Angelo Prudentino. 39 vjecari djali i Albino Prudentinos, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane nën akuzën e pastrimit të parave.
Ai është pronar i dy kazinove në qytetin bregdetar të Vlorës, “Casino Italia” dhe “Bet Plus”. Angelo për një kohë të gjatë i fshihej drejtësisë italiane në territorin shqiptar.
Babai i tij, Albino Prudentino është i njohur në shqipëri si pronar i bizneseve të shumta. Angelo Prudentino rezulton të jetë disa herë i arrestuar, dhe sipas hetuesve italianë, dyshohet se përdorte paratë e organizatës mafioze “Sacra Corona Unita” për të investuar në lojërat e fatit, kjo nuk e ka penguar aspak atë të krijojë kompani me njerëz të afërt që janë sot në pushtet.





