Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim E. T., 19 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 10.05.2022, ka lëshuar urdhër ndalimi në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Vjedhja”., tha thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





