Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për falsifikim.

Avni Mehmeti 42 vjeç, banues në Kosovë,  ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Vendimin Penal Nr.1017, datë 29.01.2015, me 9 muaj burgim për veprën penale “Falsifikim i stampave apo vulave” parashikuar në nenin 190/1 të  Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës  e ndaluan sot 42- vjeçarin dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.