Arrestohet Rizan Aliu, autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 60-vjeçarin Besnik Çelmeta dhe nipin e këtij të fundit.

Ngjarja ndodhi vetëm 4 ditë më parë në një lokal në Kavajë. Aliu është arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit rreth orës 21:00.

Arrestimi i tij është bërë i mundur falë angazhimit të policisë së Kavajës në bashkëpunim me atë të qytetit bregdetar.