Ishte i dënuar me burg për fshehje të ardhurash, policia arreston 43-vjeçarin e shpallur në kërkim.

Në prangat e Policisë së Durrësit ra Flamur Gjonaj, 43 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë e ka dënuar me 57 ditë burg për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.