Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:

• Ervis Sinella 35 vjeç, banues në Kavajë.

Sinella është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës (vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë) me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar në nenet 83 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Ervis Sinella, akuzohet se më datë 05.08.2009, në lagjen nr.11, për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.