Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar të shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi L.M., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin: L. M., 44 vjeç, banues në Shkallnur, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.