Një shtetas i shpallur në kërkim është arrestuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Policisë së Durrësit.  

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A.Xh.23 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “ Arrest me burg”, pasi është i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.