Arrestohet në Durrës një prostitutë e shpallur në kërkim. Në pranga ra 32-vjeçarja me iniciale E.G., lindur në Elbasan, ndërsa ishte me banim të përkohshëm në zonën e Plazhit në Durrës.

Policia e Durrësit bën të ditur se 32-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Prostuticion”.

Arrestimi i saj u bë i mundur nga specialistët e sektorit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.