Një i ri është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi është kapur me 20 kilogramë lëndë narkotike. Mësohet se në pranga është vënë 23 vjeçari Qemal Lika, banues në Fushë Krujë.
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të rrugës "Don Bosko", ku në bagazhin e automjetit tip "Renault", janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".





