Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një të ri.
Mësohet se ditën e djeshme ra në prangat e policisë shtetasi G.I., vjeç 26, banues në Durrës.
26-vjeçari u kap në lagjen 13 të qytetit të Durrësit duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”.
I riu do të përballet me drejtësinë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve pa dëshmi” sipas nenit 291 të Kodit Penal.





