Arrestohet nga uniformat blu në Durrës një djalë i moshës 29 vjeç teksa po udhëtonte në gjendje të dehur.

“Më datë 07.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T., vjeç 29, banues në Durrës, pasi më datë 06.09.2018, në lagjen nr.15, Durrës, në rrugën urbane dytësore, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, neni 291 i Kodit Penal.