Arrestohet në flagrancë një person në Durrës, në lagjen nr.1, teksa u kap i dehur në timon.

I arrestuari është shtetasi A.D., 32 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, ai u kap të martën duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.