Ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e dhunës në një familje në Krujë.
Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhunues.
“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. S., 34 vjeç, banues në Bubq, Krujë, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.





