Efektivët e policisë së komisariatit të Shijakut kanë arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin Roland Stafa, banues në Shetel, Shijak.
Shtetasi në fjalë akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit H. Stafa. 62 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje", parashikuar në nenin 130/ a të Kodit Penal.





