Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se "më datë 28.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin."
42-vjeçari i arrestuar, akuzohet për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.





