Policia ka arrestuar në flagrancë një person, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Në pranga ka rënë shtetasi Ardjan Dyli, 47 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin nacional Ura e Lumit – Rrethrrotullimit i Lagjes Puntore, pranë Bar Cafe "Bora", është kapur nga Policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.47 mg/l.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 291 i Kodit Penal.





