Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pasi është kapur duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugorë në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 48 vjeç, banues Sukth, Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





