Dhuna e ushtruar ndaj ish-gruas së tij i ka kushtuar lirinë një 39-vjeçari në Durrës.

Policia, në njoftimin zyrtar për shtyp, njofton se “u arrestua në flagrancë shtetasi S.K., vjeç 39, banues në Katund i Ri, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, shtetases M.D., vjeçe 43, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës”.