Një i ri është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu në Durrës, pasi u kap me drogë të dy llojeve në makinë.

Më datë 04.04.2018, u arrestua në flagrancë nga seksioni për narkotikët shtetasi B.O., vjeç 25, banues në Durrës.

Policia njofton se në lagjen nr. 13,  nga kontrolli në mjetin tip “Peugeot”, iu gjetën dhe iu bllokuan 7 gramë marijuanë dhe 4.5 gramë kokainë.

Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, neni 283/1 i Kodit Penal.