Kthimi i disa gotave alkool më tepër nga ç’është e lejueshme kur je në timon, i ka kushtuar lirinë, një 53-vjeçari nga Durrësi, banues në Shkozet.

Shtetasi F.D. është arrestuar në flagrancë nga policia rrugore, pasi, ditën e diel, në rrugën Tiranë-Durrës, pranë nje karburanti është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.