•    Godet për shkak të detyrës administratorin e Ujësjellësit në bashkinë Bulqizë, arrestohet në flagrancë nga policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi Blerim Dauti, 33 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në lagjen”Minatori”, në Bulqizë, për shkak të detyrës ka goditur me grushta shtetasin N.M, 30 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë, administrator i ujësjellsit i Bashkisë Bulqizë).

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Dibër për veprën penale  "Goditje për shkak të detyrës" parashikuar nga neni  237, i Kodit Penal.