Tiranë, 3 gusht 2014  – Efektivët e njësisë speciale të policisë, “Shqiponja”, në kryeqytet kanë arritur që të arrestojnë një grabitës rrugësh, objektiv i të cilit ishin kryesisht femrat e pashoqëruara.
 
Personi i arrestuar në flagrancë nga efektivët e kryeqytetit është 33-vjeçari Zymer Jerina, i cili sapo i kishte vjedhur një femre çantën e dorës dhe celularin që kishte me vete.
 
Nga raportimi i policisë bëhet e ditur se grabitja ka ndodhur në zonën pranë Stacionit dhe pas ndërhyrjes së njësisë speciale “Shqiponja” u arrit edhe arrestimi në flagrancë i 33-vjeçarit Jerina.
 
Mësohet se vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti në kryeqytet kjo njësi speciale ka kryer 80 arrestime në flagrance.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/