Dy vjedhje janë regjistruar në zonën e Shkozetit, në datë 9 nëntor. Po ndërsa me njërën policia ka rezultuar me fat, pasi ka mundur ta arrestojë në flagrancë hajdutin, për vjedhjen tjetër nuk dihet ende autori.

Policia e Durrësit bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin A.M. i cili është autori i vjedhjes në shtëpinë e shtetasit I.M.

Ndërkohë, për atë që ka vjedhur shtëpinë e 30-vjeçares L.Ç. policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e hajdutit.