Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person ndërsa ka nisur hetimin në gjendje të lirë për një tjetër, pasi akuzohen për vjedhje.

Në pranga ka përfunduar shtetasi L. D., vjeç 18 dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R. B., vjeç 15 banues në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në kioskën e shtetasit Z. S., vjeç 65, banues në  Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. D., vjeç 18 dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R. B., vjeç 15 banues në Durrës, pasi në bashkëpunim kanë vjedhur në kioskën e shtetasit Z. S., vjeç 65, banues në  Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.