Policia rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë të riun A.H., i cili po qarkullonte me automjet në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, por pa patentë.

Në momentin e kontrollit të dokumentacionit të mjetit, efektivët e rrugores kanë konstatuar se 22-vjeçari nuk kishte leje drejtimi dhe për këtë arsye e kanë arrestuar në flagrancë. 

22-vjeçari, banues në Durrës akuzohet për veprën penale "Drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa patentë".