Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar që qarkullonte në rrugët e qytetit pa patentë.
Ndalimi i tij është bërë në lagjen nr.15. Mësohet se i riu R.Rr. nga Durrësi po drejtonte mjetin e tij tip BMW, në momentin kur është ndaluar nga një postbllok policie.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit, policët rrugorë kanë konstatuar se 23-vjeçari po drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kanë kryer arrestimin e tij në flagrancë.
Ndërkohë, kujtojmë se po një ditë më parë, në Durrës u arrestua një tjetër i ri, 26-vjeçari Klodian Deçka, i cili aksidentoi për vdekje me mjetin e tij tip "Opel" një fëmijë 4 vjeç në zonën e plazhit.





