Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë një 44-vjeçar nga qyteti bregdetar.

Shtetasi F.Xh. është arrestuar në shtëpinë e tij, pasi punonjësit e OSHEE-së, gjatë një kontrolli të ushtruar kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë.

44-vjeçari është vënë në pranga dhe është shoqëruar për në komisariat.