Në gjendje të dehur një 33-vjeçar nga Durrësi ka dhunuar një ditë më parë nënën e tij 52-vjeçare.

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Indrit Meti, që nën ndikimin e alkoolit dhe për motive të dobëta, po rrihte në shtëpi nënën e tij, shtetasen S. Meti.

Mbi 33-vjeçarin që është shoqëruar me pranga në duar për në komisariat rëndojnë akuzat  "Dhunë në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" parashikuar në nenet 130/a/1 dhe 321 të Kodit Penal.