Në orët e para të mëngjesit të së dielës është arrestuar në flagrancë nga policia shtetasi D.H. 53 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
Ky shtetas, rreth orës 22:00 të së shtunës, në rrugën interurbane dytësore, në segmentin rrugor 4 Rrugët Shijak-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip Benz furgon ka goditur nga pas mjetin tip Volksëagen me drejtues shtetasin M.Q. 31 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Q. si dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi I.Q. 49 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi I.Q. është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.





