Policia e Durrësit ka arrestuar sot në flagrancë një 51-vjeçar nga Shijaku.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se, një ditë më parë shtetasi A.M., banues në Shijak është kapur në rrugën "Pavarësia" duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip "Volksvagen".
Ndaj 51-vjeçarit rëndon akuza "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi" e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.





