Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Myslym Stafa, 37 vjeç, banues në Kombinat.
Burimet zyrtare, njoftojnë se ditën e djeshme në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, 37-vjeçari është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.





