Një 39-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme në mes të Durrësit, ndërsa po drejtonte në gjendje të dehur automjetin e tij.
Sipas policisë, arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Gj. banues në Kameras, është bërë në lagjen nr.4.
Në njoftimin për shtyp, policia sqaron se gjatë kontrollit të efektivëve të rrugores, 39-vjeçari ka rezultuar se e kishte tejkaluar normën e lejuar të alkoolit dhe po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ai është shoqëruar në komisariat, ku më pas i janë vendosur edhe prangat.





