Greqia ka dorëzuar në duar të autoriteteve italiane një anëtar të mafies së njohur të Camorras, 56-vjeçarin Pasquale Diano, i arrestuar në Selanik më 20 qershor 2019.
Ai u përcoll për në Itali me një linjë ajrore të avionit që të çon për në Romë. Diano cilësohet si përkrahës i bosit të Camorras, Paolo Di Lauro. Diano ishte aktiv jashtë Italisë, kryesisht në aktivitetin e paligjshëm të pastrimit të parave, shkruajnë mediat greke.
Megjithëse cilësohet si një mafioz, ai ka mohuar se ka lidhje me bandat e Napolit ose me pastrimin e parave jashtë shtetit italian. Ai u prangos në Selanik, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga ana e autoriteteve penale të Italisë.
Prokurori i Gjykatës së Apelit deklaroi se ai kishte jetuar në Greqi që nga viti 1995 me familjen e tij dhe se gruaja e tij kishte një biznes tekstili dhe veshjesh. Autoritetet italiane arritën tjetër sukses ndaj personave të dyshuar për aktivitete mafioze, duke arrestuar në Gjermani Anjel Sioori, person i dyshuar për lidhje me mafia napolitane.