ATHINË, 3 korrik 2013 – Forcat greke të rendit kanë arrestuar një 19-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për fshehje dhe rrëmbim të një vajze 17 vjeçe, njoftoi të mërkurën policia e Koropit, në Atikën lindore.
Vajza e mitur u raportua e humbur në zonën e Argjiropolit, në jug të Athinës, më 16 qershor.
Sipas një deklarate të lëshuar nga organizata e mbrojtjes së fëmijëve, adoleshentja ishte mirë me shëndet.
Policia arrestoi edhe prindërit e 19-vjeçarit për ndihmën që i kishin dhënë të birit për t’u fshehur bashkë me të miturën, njofton më 3 korrik 2013 e përditshmja greke “Kathimerini”
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





