Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila raportonte nga Irani, u arrestua më 19 dhjetor nga autoritetet policore të Teheranit, tha të premten ministria e Jashtme italiane.

29 vjeçarja është korrespondente e së përditshmes italiane Il Foglio dhe gjithashtu ka podkastin e saj.

“Sot, ambasadorja italiane Paola Amadei zhvilloi një vizitë konsullore për të verifikuar kushtet dhe gjendjen e ndalimit të zonjës Sala.”, tha ministria e Jashtme italiane.