Policia italiane ka prangosur një shtetas shqiptar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Bosi shqiptar i kokainës, i cili merrej me shpërndarje, është arrestuar në një operacion policor në Fosalunga të Trevizos ditën sotme. Ai u zbulua nga efektivët e policisë që shkuan të infiltruar shkuan në lokalin e italianit Alesandro Fior, ku shpërndahej kokaina.
Porosia ishte “Spritza”, e cila kushtonte 80 euro së bashku me një dozë kokainë. Në këtë mënyrë ra në pranga shqiptari Qato Canga, 42 vjeç pronar i disa automjeteve luksoze.
Sipas mediave të shtetit fqinjë në kërkim janë shpallur edhe dy anëtarë të tjerë të bandës që shpërndante kokainë.





