Një futbollist me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi italiane ka rënë në pranga të policisë së vendit fqinj.
Ai është një lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, ndërsa është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan “Libertas”.
Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruçi 28-vjeç, është zhvilluar në San Marino.
Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit.
Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrancë një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritetet italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne./gsh/





