9tetor 2015 – Policia italiane në Sardenja arrestoi 21-vjeçaren shqiptare Manjola Lushnjani, e cila akuzohet për plagosjen e një burri në vendlindje.
Në vitin 2013 ajo akuzohet se qëlloi me thikë duke plagosur, ngjarje kjo e ndodhur në Shqipëri. Gjykata e dënoi atë me 1 vit e 6 muaj burg, por gjatë kohës së zhvillimit të gjyqit e reja ishte në kërkim.
/portali DurresLajm/