Itali, 2 maj 2014 – Policia e qytetit të Forlisë arrestoi Mikaela Frizio-n (ne foton kryesore bashke me shqiptarin Anton Dukati), 21 vjeçe për shpërndarje kokaine. Mikaela ka qenë modele dhe ushtruese e artit marcial “Boxe”. Bashkë me të u arrestua edhe Anton Dukati, 26 vjeç ish i dashuri i Mikaelas, pa precedentë penalë. Në të njëjtën makinë me Antonin u arrestua edhe Eriol Musaj, 26 vjeç, i dashuri aktual i Mikaelas, i cili është klandestin në Itali, por pa precedentë penalë. Të tre të arrestuarve iu gjetën në trup dhe në banesë 100 gramë kokainë e pastër.
Mikaelës ju gjetën në xhep 650 euro, që besohet se janë siguruar nga shitja e kokainës, ndërsa Eriolit ju gjetën 1690 euro të mendohet se janë siguruar në të njëjtën formë. Në banesën e dy shqiptarëve u gjet edhe material përzierës për drogën si edhe një peshore precizioni, që përdoret për ndarjen dhe peshimin e dozave të kokainës.
Gjykata vendosi për dy shqiptarët arrest me burg, ndërsa për Mikaelën arrest shtëpie në banesën e së ëmës në Milano.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





