Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Durrësi, pasi u kap i dehur duke drejtuar makinën.

E. Canaj, është arrestuar në mesnatë rreth orës 00:00 në zonën e Shën Vlashit. Ai u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “BMW” në gjendje të dehur.

Ndaj tij rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.