Boshnjakja Elma Gjushnica rreth 20 vjeçare nga veriu i Mitrovicës është arrestuar sot rreth orës 14:00, në pikën kufitare Bërnjak afër Zubin Potokut.
Sipas burimeve të Kosovaexpress, ajo ndodhet në stacionin policor në jug të Mitrovicës dhe po merret në pyetje nga njësiti i inteligjencës së Kosovës.
Ndryshe nga Elma Gjushnica dyshohet për terrorizëm, madje ajo më 25 nëntor të këtë viti është arrestuar në qytetin e Bosnjës, Kalesija, nën dyshimet për terrorizëm. Është thënë po ashtu se ajo ka paraqitur kërcënim të mundshëm.
Familja e Elma Gjusinac jeton në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore dhe ndjehen te tronditur nga ngjarja.