Një kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika është arrestuar në pikën kufitare në Morinë. Në pranga ka përfunduar shtetasi Valdrin Nikqi, 31 vjeç, banues në fshatin Nebergjan, Kosovë.
31-vjeçari ishte dënuar 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale "Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Belg.
Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin e Belgjikës, informoi policia e Kukësit.
Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg, si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.





