Ndalohet autori i dyshuar i rrëmbimit të Jan Prengës, Martin Bleta apo Gentian Bleta. Bleta është arrestuar në Poloni për llogari të autoriteteve britanike.
Ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.
Jan Prenga u mor peng më 17 janar 2020 në zonën e Kamzës. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh.
Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin.
Edhe pas kërkimeve në zonën e Shijakut, trupi i tij ende nuk është gjetur.





