Një person i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit është arrestuar një ditë më parë.

Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi D.A., vjeç 36, banues në Likmataj, Durrës, është kapur në në SPK Port Durrës.

36-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës  me 8 muaj burg.

Ai akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", neni 278/2 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 06.11.2018, në SPK Port Durrës, u kap shtetasi në kërkim D.A., vjeç 36, banues në Likmataj, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 8, muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 278/2 i Kodit Penal.