Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në portin e Durrësit, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Pukës me një muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Ç. H., 34 vjeç, banues në Pukë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pukë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.