Një 40-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës për llogari të drejtësisë italiane. I arrestuari është Ermal (Edmond) Brahimaj, nga Fieri. Ai akuzohet për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike".

"Më datë 28.12.2017 shtetasi i mësipërm është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal Italian", sqaron policia.

Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.