Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS në Policinë e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën Shijak-Durrës, ku në pranga ka rënë shtetasi E.K., banues në Tiranë, pasi drejtonte në gjendje të dehur, mjetin tip "Kia", njofton policia.

56-vjeçari nga Tirana akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.