Është arrestuar në SHBA pas rreth 2 vitesh e gjysmë një prej autorëve të vrasjes në Lazarat të Ibrahim Bashës, oficer i RENEA.
Policia tha në një njoftim se 20-vjeçari Ruhan Hiraj, lindur në Gjirokastër është arrestuar falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI.
Hiraj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, u lokalizia dhe arrestua me datë 20 dhjetor, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim.
Ai po ashtu akuzohet edhe për “Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.





