Është arrestuar turku i shumëkërkuar, bosi i bitcoin, Faruk Ozer.

Turku i shumëkërkuar për mashtrim nga Turqia, është arrestuar në Elbasan.

Bosi turk i kriptomonedhave kërkohet prej rreth 4 muajsh në vendin tonë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë Dollarëve me kriptomonedhën virtuale “Thodex”.

Disa muaj më parë, për gjetjen e tij në vendin tonë kishin ardhur edhe oficerë të policisë turke pasi kishte dyshime që ai fshihej në Shqipëri pas arratisjes nga Turqia.